Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është takuar me të Dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ku kanë diskutuar në lidhje me marrëveshjen për targat mes Kosovës e Serbisë.
Përmes Twitter-it, Stoltenberg ka thënë se është interes i NATO-s dhe BE-së që të ketë zgjidhje të përbashkëta afatgjate në rajon.
Ai theksoi se KFOR-i do të sigurojë një ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes.
“Diskutuam me të dërguarin Special të BE-së, Miroslav Lajçak në lidhje me marrëveshjen për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. NATO e KFOR-i vazhdon të sigurojë ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes. NATO-ja dhe BE-ja kanë interes të përbashkët në zgjidhjet afatgjata politike në rajon”, shkruan ai.
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje në Bruksel lidhur me reciprocitetin për targa. Këtë e ka bërë të ditur, Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Lajçak ka thënë se marrëveshja është arritur pas dy ditëve intensive të diskutimeve mes dy palëve.
Marrëveshja pritet të hyjë në fuqi të shtunën më 2 tetor 2021. Sipas marrëveshjes, trupat e Njësisë Speciale në veri do të zëvendësohen me trupat e KFOR-it. /Telegrafi/
Discussed with #EU Special Rep @MiroslavLajcak the arrangement to de-escalate tensions in north of #Kosovo. @NATO_KFOR continues to ensure a safe & secure environment & freedom of movement. #NATO & the EU have common interest in lasting political solution in the region. pic.twitter.com/jOPSNAc3qd
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) October 1, 2021