Ana Brnabiq theksoi se nuk ishte e lumtur për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit.
“Ne nuk donim që kjo të përfshihej në marrëveshjen e Uashingtonit. Është e qartë se presioni nga Shtetet e Bashkuara ishte shumë më i fortë. Ne do të shohim se si do të sillen vendet e tjera, veçanërisht myslimanët”, pohoi kryeministrja serbe, raporton b92.
Ajo tregon se nuk ka asnjë kusht nga Evropa për të zgjidhur çështjen e Kosovës në vitin 2021, transmeton Telegrafi.
“Unë mendoj se zgjidhja e çështjes nuk është e kufizuar në kohë, por sigurisht se Evropa pret ndonjë marrëveshje mbi normalizimin përpara se të bashkohet me BE-në. Evropa nuk dëshiron të importojë probleme”, tha ajo.
Kosova dhe Izraeli formalizuan marrëdhënien diplomatike mes dyja vendeve përmes një lidhje virtuale të ministrive të jashtme të dyja vendeve.
Shteti i Kosovës gjithashtu ka bërë të ditur se ambasadën e saj do ta hap në Jerusalem, e cila është përkrahur nga SHBA-ja dhe kundërshtuar prej Bashkimit Evropian. /Telegrafi/