Site icon Telegrafi

Pas Marchisios dhe Benatias, Juve ka konfirmuar mungesën gjashtë javore edhe të dy lojtarëve tjerë

Juventus do të jetë pa Daniele Ruganin dhe Kwadwo Asamoah për gjashtë javët e ardhshme.

Dyshja defenzive u lënduan në fitoren 1-0 ndaj Palermos.

Testet mjekësore në qendrën J Medical kanë konfirmuar se ata do të jenë jashtë fushës së blerë për rreth 45 ditë për shkak të lëndimeve në gju.

Lexo po ashtu Allegri ankohet për lojtarët e tij

Duke parë mungesën e Medhi Benatias dhe Marchisios, ky është një problem jo i vogël për trajnerin Max Allegri.

Ndeshja e ardhshme e Juventusit është ndaj Empolit. /Telegrafi/

Exit mobile version