Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, për disa muaj ka qëndruar në vendlindjen e saj, në Mal të Zi.
Në ndërkohë, ajo ka shijuar edhe disa ditë të mira pushimi në bregdetet shqiptare, derisa është argëtuar pafund me familjarët e saj.
Bukuroshja, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka nisur pushimet sërish me familje në rivierën franceze, përkatësisht në Saint-Tropez.
Në rrjetet sociale, ajo ka publikuar disa fotografi dhe video të ndryshme, teksa sjell pamje nga pushimet e saja përrallore.
“Mirë se vini në parajsë”, ka shkruar modelja 34-vjeçare në njërën prej fotografive.
Ndërkaq, në imazhin tjetër Çunmulaj shfaqet në bikini, linjat e të cilës janë për t’u admiruar, edhe pse është nënë e dy vajzave.
Përndryshe, Emina prej vitesh është e martuar me afaristin izraelit, Sam Nazarian, ku dyshja tashmë kanë dy vajza (Ella dhe Maria).
Bukuroshja jonë po vazhdon të jetë e angazhuar në projekte të ndryshme, përfshirë edhe “Fundjavë Ndryshe”, projekt ky që ka për qëllim t’i ndihmojë familjet në nevojë. /Telegrafi/