Xhudistet tona me sukses po arrijnë të paraqiten në garat e sivjetme të xhudos të Grand Prix të Budapestit.
Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi tashmë janë në gjysmëfinale të garave në Hungari.
Distria ka arritur ta mposht Yanan Li në saje të tre kartonëve të verdhë (shido) që ka marrë kinezja, përkatësisht i bie fitore e Krasniqit me Ippon. Krasniqi në gjysmëfinale do të ndeshet me Julia Figueroa nga Spanja.
Nora Gjakova ka arritur që me Ippon të mposht bullgaren, Ivelina Ilieva dhe në gjysmëfinale do të takohet me panamezen, Miryam Roper.
Ndërkohë, Majlinda në gjysmëfinale do të takohet me xhudisten japoneze, Chishima Maeda.
Ndryshe, Kosova është duke u përfaqësuar me pesë garues, katër në konkurrencën e femrave dhe një te meshkujt. /Telegrafi/