Site icon Telegrafi

Pas Macron, edhe kancelari Scholz refuzoi të bënte një test për COVID-19 nga rusët në Moskë

Kancelari gjerman Olaf Scholz refuzoi të bënte një test PCR nga rusët pas mbërritjes në Moskë. Presidenti francez Emmanuel Macron bëri të njëjtën gjë javën e kaluar.

Kështu, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një mjek nga ambasada gjermane në Moskë do t’i kryejë një test coronavirus Olaf Scholzit pas mbërritjes së tij në Rusi, tha një burim i qeverisë gjermane përpara një takimi midis kancelarit gjerman dhe presidentit rus Vladimir Putin.

Testi PCR do të kryhet në një aeroplan që u ul në Moskë, tha burimi, duke shtuar se zyra i ofroi Rusisë mundësinë për të dërguar dikë për të vëzhguar procedurën.

Scholz u nis për në Moskë të martën për të qetësuar tensionet midis Ukrainës dhe Rusisë.

Lexo po ashtu “Ishte Macron ai që donte të ‘mbante larg Putinin’ - nuk mund t'i lejonim rusët t'i ‘vidhnin’ ADN-në e tij”

Partneri më i madh tregtar i Rusisë në Evropë paralajmëron për sanksione të gjera nëse Rusia sulmon Ukrainën.

Presidenti francez Emmanuel Macron gjithashtu hodhi poshtë kërkesën e Kremlinit javën e kaluar për të bërë një test për Covid-19 kur mbërriti në Moskë për t’u takuar me Putinin.

Një burim i Reuters pretendon se kjo i pengoi rusët të merrnin ADN-në e Macron.

Si rezultat, udhëheqësi francez u mbajt larg liderit rus gjatë bisedimeve të gjata për krizën ukrainase. /Telegrafi/

Exit mobile version