Site icon Telegrafi

Pas lotëve në tribuna, Georgina i kushton një mesazh emocionues Ronaldos në rrjetet sociale

Georgina Rodriguez, Cristiano Ronaldo (Foto: Getty Images/Guliver)

Cristiano Ronaldo është kryetema e botës së futbollit pas het-trikut që ia shënoi Atletico Madridit, me ç’rast Juventusi e përmbysi rezultatin nga ndeshja e parë dhe u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Derisa super ylli portugez i festonte golat në fushë, partnerja e tij nuk arriti t’i përmbante emocionet, saqë u pa duke qarë në tribuna.

https://twitter.com/iamjawadshah/status/1105595288553705472

Ndërsa pas ndeshjes, ajo ia ka kushtuar një mesazh emocionues partnerit të saj, të cilin e ka publikuar në rrjetet sociale.

“Këtë 3-0 nuk mund ta vjedhë askush. E ke merituar këtë, jo për tre golat, por për përkushtimin tënd, për gjithçka që i sjell klubit në të cilin shkon.

Lexo po ashtu Lotët e Georginas dhe festa e djalit të Ronaldos pas kompletimit të het-trikut

“I tërheq bashkëlojtarët tu, trajnerin dhe të gjithë ata që të admirojnë dhe të mbështesin secilën ditë. Karma ekziston, Zoti e di dhe Zoti ta ka dhënë këtë, sepse bota e futbollit është e jotja. Të duam”, ka shkruar Georgina në Instagram, ku i ka shkruar emrat e të gjithë fëmijëve të Ronaldos.

Këtë mesazh, 25-vjeçarja e ka shoqëruar me një fotografi nga fëmijëria e portugezit. /Telegrafi/

Exit mobile version