Pas sulmit kibernetik ndaj faqes zyrtare të Lojërave Olimpike, tashmë janë hakuar edhe faqet zyrtare të Bloomberg Business në Facebook dhe Instagram.
Në këto platforma është publikuar fotografia e konkurrentit të Big Brother VIP Albania, i njohur si Gjesti, e shoqëruar me hashtagun #MeGjestin.
Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, publikoi një screenshot të postimit në llogarinë e tij në X( ish- Twitter), duke shkruar se kishte ngelur i habitur me të parë këtë postim në Instagram.
For several minutes just now @bloomberg business account on IG posted a pic of controversial VIP Big Brother Albania contestant Gjesti with hashtag #MeGjestin (with gjesti). I managed to get a screenshot before post being deleted. Weird stuff. Probably a hack but still very funny pic.twitter.com/FclHaIuC8u
— Petrit Selimi (@Petrit) January 21, 2025
“Llogaria zyrtare e Bloomberg Business në Instagram postoi një foto të konkurrentit kontrovers të Big Brother VIP Albania, Gjesti, me hashtagun #MeGjestin. Arrita të bëj një screenshot përpara se postimi të fshihej. Gjëra të çuditshme. Ndoshta një hakim, por gjithsesi shumë qesharake”, shkroi ai.
Një situatë e ngjashme ndodhi edhe në Facebook, ku fotografia e Gjestit u publikua për pak minuta para se të hiqej. Ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga Bloomberg, por dyshohet se këto incidente janë rezultat i një sulmi kibernetik.
Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku përdoruesit shprehen të habitur dhe njëkohësisht të argëtuar nga situata. Pritet një reagim nga Bloomberg për të sqaruar rrethanat e këtij hakimi të pazakontë. /Telegrafi/