Site icon Telegrafi

Pas lirimit nga spitali, Lugati me mesazh për banorët: Shijojeni çdo moment sepse kalon shumë shpejt

Foto: Screenshot/YouTube

Gjon Karrica apo Lugati është larguar nga Big Brother VIP Kosova për shkak të disa problemeve shëndetësore.

Ai hoqi dorë përfundimisht nga gara, pasi nuk mund të kthehej meqë qëndroi për disa ditë në spital.

E sot në natën Primë është paraqitur pas lirimit nga spitali duke i njoftuar banorët se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Foto: Screenshot/YouTube

Me një video-mesazh, Lugati u ka thënë që të vazhdojnë lojën dhe të dhurojnë shou sa më shumë.

Lexo po ashtu Gjon Karrica dërgohet në spital pas disa shqetësimeve shëndetësore, thuhet se është në gjendje stabile

“Të dashur banorë, jeni duke më munguar shumë. Kam kaluar një kohë fenomenale me ju dhe jam shumë i emocionuar. Më duhet pak kohë për shkak të shëndetit por do të vij. Bëni sa më shumë shou, ju lutem të gjithëve jeni më të mirë. Pasi kam dalë jashtë e kam parë se ka qenë një përkrahje e madhe”, tha Lugati.

Foto: Screenshot/YouTube

“Jam shumë e lumtur që ka ndodhur kjo ngjarje. Ndjenjë e jashtëzakonshme, jam shumë e lumtur që kam qenë pjesë e këtij formati. Shijojeni çdo moment se po kalon gjithçka shumë shpejt. Jam i emocionuar dhe ju dua pafund. Ju do Lugati”, vazhdoi ai.

Lugati ndërkohë ka qenë një nga banorët më të pëlqyer brenda shtëpisë, përfshirë humorin dhe pozitivitetin që ka përcjell. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=yMNE2kAdKF8

Exit mobile version