Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, është duke e shijuar lirinë që pas daljes nga paraburgimi.
Megjithëse është komentuar për jetën e saj private, Fjolla duket se po e shijon në maksimum këtë periudhë.
Ajo është treguar mjaft aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me fansat fotografi dhe video të ndryshme gjatë këtyre ditëve.
Së fundmi, këngëtarja Morina publikoi në InstaStory disa imazhe, ku shihej teksa i nënstrohej disa ndërhyrjeve estetike.
Ajo shprehet se “është koha për t’u zbukuruar” përgjatë videos, ku mund të shihej teksa estetisja injekton mbushjen në fytyrën e saj.
Fjolla përndryshe nuk i ka komentuar raportimet e fundit në media, ku është përfolur për një ftohje raportesh mes saj dhe bashkëshortit, duke qenë se nuk ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.
Sido që të jetë, duket se të qenit e lirë dhe pranë familjes është vet lumturia për këngëtaren. /Telegrafi/