Site icon Telegrafi

Pas lirimit nga gjykata në Serbi, ish të arrestuarit thonë se u akuzuan për dëmtimin e disa kontejnerëve

Esat Muqolli, i cili u lirua sot nga gjykata në Serbi pas arrestimit nga autoritetet serbe në kufirin Kosovë-Serbi në pjesën e Serbisë ka folur për ngjarjen që i ndodhi për dy ditë rresht gjatë kohës sa ishte në paraburgim.

Muqolli tregoi momentin kur i kanë ndaluar dhe i kanë dërguar në Kurshumli. Sipas tij, ata akuzoheshin kinse për dëmtimin e kontejnerëve më datë 02.03.2022.

“Andej si jena dal na kanë ndal, na i morën dokumentet dhe mandej s’kemi ditë asgjë, veç na kanë thënë parkojeni xhipin. Na kanë marrë dhe na kanë shti në një xhip e na kanë çu për Kurshumli. Aty kemi ndejt nja dy orë e s’kemi ditur kurrgjo njëherë…bajagi e kemi bo njëfarë dëmi këtu më 02.03.2022, kemi bërë njëfarë dëmi në kontejnerë e për shkak të atyre jemi të akuzuar”, ka thënë Muqolli, duke shtuar se në këtë kufi kanë kaluar gjithmonë e asnjëherë nuk kanë pasur problem.

Lexo po ashtu Lirohen personat që u arrestuan në Merdar nga Policia e Serbisë

Edhe i liruari tjetër, Dervish Maliqi tha se kur i dërguan në paraburgim policët atje u çuditën se për çfarë akuzoheshin.

“Përpos këtyre dy civilëve që na kanë marrë këtu, jo mirë. Tjerët policë na kanë trajtu shumë mirë, dhe ata u çudisnin për këtë rast dhe na thonin që është veç politikë. Një javë ose dy më herët kemi kalu këndej dhe e kemi marr një mërgimtar në rrugë. Veç kënd e kanë marr ata, kënd e zgjedhshin…akuza ka qenë: janë disa aparate nja 200 metra më poshtë, kinse ato janë dëmtu. Të dyshuar kemi qenë ne të dy dhe ata dy shoferë të tjerë të kamionëve. Ata çka mujtën me bo ishte 48 orë në mbajtje si të dyshuar e më shumë s’patën fakte “, tha Maliqi.

Ndryshe, ata janë arrestuar të martën nga autoritetet serbe në kufirin Kosovë-Serbi, saktësisht në Merdar. /Telegrafi/

Exit mobile version