Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, dhe aktori Donald Veshajn, janë kthyer në vëmendjen e mediave rozë ditëve të fundit.
Kjo pasi dyshja kanë konfirmuar tashmë se janë çift, duke dhuruar puthjen e tyre të parë brenda ambienteve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Çifti janë bërë pre e kritikave dhe komenteve të shumta negative, kjo pasi Donaldi në fillim të spketaklit kishte dhënë indikacione se dëshiron një rikthim me ish-të dashurën e tij, prezantuesen Bora Zemani.
Ndërkohë, Beatrix po përballet me akuza për “ndërhyrje” mes Donaldit dhe Borës, ani pse gjërat mes tyre nuk ishin të qarta.
Sido që të jetë, lidhur me rastin ka reaguar edhe për herë të parë nëna e këngëares Antigona Ramosaj.
Ajo ka shpërndarë në InstaStory një shkrim të publikuar nga një faqe e fansave, ku shprehat mbështetja për këngëtaren, duke i thënë “Stop” paragjykimeve.
“Trixa na fal që jemi popull kaq i vogël dhe kaq paragjykues ndaj teje, na fal që s’kemi lënë gjë pa thënë dhe të kemi ofenduar ty duke prekur kështu dhe familjen tënde, por një gjë ta kesh në mend që i drejti zhytet por nuk mbytet. Trixa një artiste me zemër të madhe, e pastër, vajzë e drejtë dhe e edukuar nga një nënë luanesh që i ka dalë mbanë të gjitha sfidave të jetës dhe zgjohemi ne nga askush dhe gjykojmë TRIXEN për çfarë, për fjalën më të madhe në botë që është dashuria…Mjaft gjykuam se kështu nuk do arrijmë askund, përveç që s’do e kemi ndërgjegjen e pastër kur flemë dhe më e keqja nuk do fitojmë asgjë dhe e njëjta do na kthehet pas. Suksese loçkë na ke mbrapa në Kosovën tënde, të duam shumë”, lexohet në postimin e nënës së Beatrix Ramosaj”, shkruhet në postimin e rishpërndarë nga nëna e këngëtares. /Telegrafi/