Në javët e fundit është spekuluar për një lidhje të Loredana Zefit me futbollistin e Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi.
Reperja e njohur shqiptare para disa ditësh publikoi fotografi të përbashkëta me 21-vjeçarin që u konsideruan si konfirmim i lidhjes së tyre.
“Faleminderit Zot”, ishte përshkrimi që autorja e shumë hiteve u kishte vënë fotografive me lojtarin që e përfaqëson Gjermaninë.
Gjatë ditës së sotme (e hënë), ish-partneri i saj, Mozzik, e ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, në të cilën ka pozuar me fanellën e rivalit të Borussia Dortmundit, Bayern Munich, duke thënë se nga sot është me gjigantin bavarez, natyrisht e gjitha në suaza të humorit.
Kujtojmë që dy artistët e skenës sonë muzikore janë prindër të një vajze të quajtur Hana. /Telegrafi/