Pas letrave të njëpasnjëshme të kryeministrit Edi Rama për kryetarin e PD, vjen reagimi i parë nga Lulzim Basha.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Basha ka ndarë një album të titulluar “Shqipëria si Evropa” dhe shprehet se demokracinë nuk e japim dhe se jemi populli i Evropës.
Postimi i plotë i Bashës
Ne jemi Populli i Evropës, ne jemi Populli i Lirisë, ne jemi Populli i Demokracisë. Ne jemi njerëz që besojmë në vlera, besojmë tek dinjiteti i njeriut, besojmë tek familja, besojmë tek atdheu. Demokracinë nuk e japim, të drejtat dhe liritë tona nuk i dorëzojmë. Beteja për to është misioni më i madh dhe më fisnik i njeriut të lirë. Beteja me të keqen, po e çliron dhe fisnikëron shoqërisë dhe kombit tonë.
Forca jonë është bashkimi, forca jonë është qëndresa, forca jonë është përballja deri në fitoren e kësaj beteje për Shqipërinë si gjithë Evropa. Asnjë hap pas! Shqipëria si Evropa. /Telegrafi/