Site icon Telegrafi

Pas letrës së ish-policit të ndjerë, familja kërkon rihapjen e hetimeve të vrasjes së Malcolm X

Vajzat e udhëheqësit të vrarë civil të të drejtave të amerikanëve, Malcolm X kanë kërkuar që hetimi i vrasjes të rihapet në dritën e provave të reja.

Ata citojnë një letër të një burrë i cili ishte polic në kohën e vrasjes – viti 1965, duke pretenduar se policia e New Yorkut dhe FBI-ja komplotuan në vrasje, transmeton Telegrafi.

Raymond Wood ka shkruar se përgjegjësia e tij ishte të siguronte që ekipi i sigurisë së Malcolm X të arrestohej disa ditë para se ai të vritej në Manhattan, thotë familja e tij, raporton bbc.

Tre burra u dënuan për vrasjen. Burrat – të gjithë anëtarë të lëvizjes politike dhe fetare të Kombit të Islamit – u dënuan secili me burgim të përjetshëm. Njëri prej tyre ka vdekur që nga ajo kohë, ndërsa dy të tjerët janë liruar me kusht.

Lexo po ashtu Ish-polici amerikan implikon NYPD-në dhe FBI-në në vrasjen e Malcolm X

Në kohën kur u vra me armë zjarri, Malcolm X – i cili në një kohë shihej si një fytyrë publike e Kombit të Islamit, por më pas u largua nga lëvizja – kishte moderuar mesazhin e tij militant të separatizmit të zi.

Në vitin 2020, avokati i rrethit Manhattan filloi një rishikim të dënimeve pasi u takua me përfaqësuesit e Projektit të Pafajësisë, një grup ligjor jofitimprurës që bën fushatë për drejtësi për individët që thotë se janë dënuar gabimisht. /Telegrafi/

Exit mobile version