Herolind Shala nuk do ta braktisë Kombëtaren e Shqipërisë edhe pse nuk u ftua në ekip për “Euro 2016”.
Ai së bashku me Milot Rashicën, Amir Rrahmanin dhe Berat Gjimshitin përfundoi në shtëpi pasi që nuk u ftuan nga trajneri Gianni de Biasi.
Ai e ka bërë të ditur vendimin e tij nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.
“Përshëndetje miq. Siç e dini nuk jam pjesë e skuadrës për në Francë, por un do të vazhdoi ta përkrahi Shqipërinë dhe të jem pjesë e vendit tim. Zgjedhjet e trajnerit duhet respektuar dhe shpresojë në sukses në kampionatin evropian. Gjithçka që keni lexuar për mua nuk janë të vërteta, do të jem pjesë e Shqipërisë përgjithmonë. Forca Shqipëri. #HS”, ka shkruar Shala në Facebook.