Telegrafi

Pas lëndimit në BBV, Einxhel dërgohet në spital nën përcjelljen e kamerave

Prezantuesja Einxhel Shkira pësoi një lëndim në shtëpinë e Big Brother VIP, kur në orët e para të mëngjesit të së premtes u rrëzua aksidentalisht.

Ajo ishte duke luajtur me një orendi në formë rrethore, kur tentoi të hipte mbi të dhe rrëshqiti duke u rrëzuar.

Kështu, prezantuesja përjetoi një ndrydhje të krahut dhe nuk ka mundur të gjejë qetësimin e dhimbjeve deri në mëngjes.

Me të parë gjendjen e saj, vëllai i madh ka marrë vendimin që ta çojë atë në spital për trajtim profesional mjekësor.

Lexo po ashtu Einxhel rrëzohet keq në shtëpinë e Big Brother VIP, banorët në pritje të doktorit pasi dyshohet se ka thyer krahun

Ai iu ka dërguar një zarf të bardhë banorëve mëngjesin e së premtes, duke iu kumtuar lajmin se Einxhel është dërguar në spital nën përcjelljen e kamerave dhe se sapo të përmirësohet gjendja e saj, ajo do të rikthehet në shtëpi.

Foto: Top Channel

Kujtojmë që televotimi vazhdon të jetë i hapur për dy nga banorët e nominuar të kësaj jave: Tani dhe Egzona, një prej të cilëve do të lërë shtëpinë të premten. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.