Site icon Telegrafi

Pas lëndimit horror ndaj Trepçës ’89, kjo është gjendja e Përparim Islamit

Gjilani ka dalë me njoftim zyrtar rreth gjendjes së Përparim Islamit që pësoi lëndim të rëndë në takimin ndaj Trepçës ’89.

Gjendja e lojtarit është stabile, pasi ai pësoi çarje në arkadën e djathtë në një duel me lojtarin kundërshtar.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë (pa ndërhyrje) nga Gjilani:

? ?????????Ë ?????? ??? ???????? ? ?Ë?????? ???????!

Sport Club Gjilani njofton se gjendja shëndetësore e futbollistit Përparim Islami është stabile dhe jashtë ndonjë rreziku.

Futbollisti Islami pësoi një çarje në regjionin e arkadës (ana e djathtë) në një duel me futbollistin e Trepçës ’89 dhe u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Mitrovicës.

Nga kompletimi imazherik me CT dhe konsultë oftalmologu është përpunuar plaga, duke u suturuar (qepur) plot 15 herë, me ç’rast u konstatua fatmirësisht se është kursyer syri nga ky lendim.

Të gjithë në SC Gjilani i urojnë Islamit shërim sa më të shpejtë dhe rikthim në fushat e blerta. /Telegrafi/

Exit mobile version