Reperi Blasta ka mbyllur përfundimisht rrugëtimin e tij në spektaklin e Big Brother VIP Kosova.
Pas problemeve shëndetësore të pësuara nga një lëndim aksidental të premten, reperi ferizajas është detyruar që të largohet nga shtëpia për trajtim në QKUK.
Gjendja e tij shëndetësore është stabile, por të shtunën produksioni ka konfirmuar se ai nuk do të mund të kthehet më në garë.
“Pas lëndimit të pësuar në ditën e djeshme, Blasta është nën kujdesin e doktorëve në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Mirëpo, trajtimi që duhet bërë tutje sipas protokolleve mjekësore e bën të pamundur rikthimin në shtëpi në afatet e parapara nga formati i Big Brother VIP”, thuhet në njoftimin e produksionit në Facebook.
Blasta u lëndua aksidentalisht në zonë intime nga hekuri me avull nga konkurrenti Artan Thaçi.
Ai ka hyrë më vonë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, gjersa kishet arritur të krijonte një raport të mirë me shumë prej banorëve të shtëpisë. /Telegrafi/