Telegrafi

Pas Leeds e Hull, një tjetër klub anglez kërkon transferimin e Vedat Muriqit

Vedat Muriqi duket se do të largohet nga Lazio gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi kosovar nuk ka arritur të lë gjurmë në kryeqytetin italian dhe largimi nga Olimpico duket i pashmangshëm.

Fenerbahce vazhdon të mbetet skuadra më e interesuar për shërbimet e prizrenasit, por së fundmi kanë ardhur edhe oferta nga Anglia.

Hull City dhe Leeds United prej kohësh kanë shprehur interesim për Muriqin, por ende pa gjetur marrëveshje me Lazion dhe lojtarin.

Garës për shërbimet e reprezentuesit kosovar i është shtuar edhe skuadra tjetër angleze West Bromwich Albion që bën gara në Championship.

Sipas mediumit turk A Sport, WBA kërkon transferimin e menjëhershëm të Muriqit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Lazio po pret ofertën më të mirë për ta larguar Muriqin, pasi edhe trajneri Maurizio Sarri nuk është i interesuar ta mbajë në skuadër.

Biancocelestët synojnë që të fitojnë rreth 15 milionë euro nga shitja e shtatlartit kosovarë. /Telegrafi/