Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorolli ka komentuar përfundimin e mandatit të përfaqësuesit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe të dërguarit të BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.
Qorolli në një komentin në X në postimin e njohësit të çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, shkruan se Escobar dhe Lajçak e nisën keq mandatin dhe e përfunduan edhe më keq.
Ai theksoi se ata i premtuan Beogradit se prioritet i tyre do të jetë krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe përfunduan pa përparim në këtë drejtim.
“Escobar si dhe Lajçak nisën keq dhe përfunduan më keq. Ata i premtuan Beogradit se do të kenë prioritet krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe brenda Kosovës. Ata përfunduan pa përparim të rëndësishëm në atë prioritet të gabuar”, ka shkruar Qorolli në X. /Telegrafi/
.@DanielSerwer:
Escobar and Lajcak started badly and ended worse. They promised Belgrade that they would prioritize the creation of the Association of Serb-majority Municipalities inside #Kosovo. They ended without significant progress on that mistaken priority. https://t.co/f4XeNQqAt7— Vigan Qorrolli ?? (@ViganQorrolli) May 10, 2024