Site icon Telegrafi

Pas largimit nga Digitalb, llda Bejleri në një emision të ri televiziv

Ilda Bejleri është një ndër prezantueset më të bukura të shout sportive shqiptare, por edhe për linjat seksi trupore.

Ajo kohë më parë kishte paralajmëruar se së shpejti do ta shohim në një emision të ri, tematikë e së cilës është sporti.

Pas 11 vitesh karrierë në platformën Digitalb thuhet se moderatorja seksi do të largohet, pas një debati me Dritan Shakohoxhën.

Zeshkania duket se nuk do të largohet prej Top Medias pasi që raportohet se do të jetë pjesë e Procesit Sportiv.

Ilda së fundi është fotografuar teksa bisedon me Edi Manushin, i cili është udhëheqës i emisionit të lartcekur sportiv.

Lexo po ashtu Me helikopter privat drejt ishullit luksoz, Ilda Bejleri sqaron një herë e mirë se ku i gjen paratë

Ndryshe, Bejleri kohët e fundit ka qenë në pushimet verore në plazhet dhe vendet turistike të Greqisë. /Telegrafi/

Exit mobile version