Telegrafi

Pas largimit nga BB VIP, Donaldi e ndjen mungesën e Beatrix teksa mban afër shtratit fotografinë e saj

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Beatrix Ramosaj, u largua nga shtëpia e Big Brother VIP ditën e premte (21 janar).

Ajo ka qenë një nga yjet më të komentuar për qëndrimin brenda shtëpisë e po ashtu edhe për raportin e krijuar me aktorin nga Vlora, Donald Veshaj.

Ky i fundit pas largimit të të dashurës nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore e paksa edhe i shqetësuar për atë se si do të jetë artistja jashtë.

I njëjti mori vëmendje me një veprim të fundit, derisa ndodhej në dhomën e gjumit së bashku me aktoren Monika Lubonja dhe prezantuesen Egzona Rafuna.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP Albania

Veshaj ka marrë një fotografi të Ramosajt dhe e ka vënë tek shtrati, të cilin edhe e ndante bashkë me 27-vjeçaren.

“Shikoje këtë aktoren këtu”, u shpreh Donaldi duke iu drejtuar Monikës e cila tha: “Është super”.

Dyshja kanë krijuar një afrimitet shumë të madh brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, që pritet të shohim se si do të rrjedhë në vijim. /Telegrafi/

Beatrix Ramosaj (Foto: YouTube)

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.