Telegrafi

Pas lansimit të modelit Q8, Audi nisë punën për Q9 (Foto)

Sepse duhet sfiduar me shumë Range Rover

Pa asnjë dyshim, Audi ka shumë besim në linjën përherë e më të zgjeruar të makinave SUV, transmeton Telegrafi.

Në fillim të muajit, është lansuar modeli i ri Q8, ndërsa para se të përfundojë muaji, mësohet se ka hapësirë edhe për një numër më shumë.

Autocar raporton se Audi, është duke e lansuar modelin Q9 vetëm që të sfidojë modelet nga Range Rover. Kjo makinë do të jetë nën Bentley Bentayga, në termat e luksit dhe çmimit. Në këtë formë, derisa Q8 e godet direkt Range Rover Sport, pritet që Q9 të jetë rival me disa prej Range Rover.

“Do të ngjajë shumë me Q8, por për modelin e ri kemi shumë ide të reja” ka thënë shkurt Marc Lichte, pa bërë të ditura detajet.

Sipas tij, ky Audi nuk do jetë ‘kukull ruse’, ndërsa do të përmbajë gjuhën e re dizajnuese dhe shumë risi teknologjike. Në anën tjetër, prezantimi saj, nuk pritet të ndodhë para se Q8 të përhapet si duhet në treg.

Mirëpo, është një faktor që e ngadalëson procesin e modelit Q9. Rupert Stadler që është zyrtar i lart në Audi, ndodhet në burg për skandalin me emetimin e gazrave, gjë që e ka shtyrë edhe lansimin e e-tron.

Raportohet se po analizohen të gjitha përparësitë dhe lëshimet e mundshme në Q8, në ëmnyrë që gjithçka të jetë sa më e përsosur të Q9. Por, lansimi saj nuk pritet se do të ndodhë para vitit 2021. /Telegrafi/