Në Kuvendin e Kosovës sot (e enjte) është marrë një vendim i rëndësishëm nga deputetët.
Bëhet fjalë për miratimin e Projektligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri.
Përmes këtyre projektligjeve, synohet që FSK të transformohet në një forcë me kapacitete shtesë, përfshirë edhe përgjegjësi të mbrojtjes.
Këtij lajmi i janë gëzuar shumë qytetarë të Kosovës, ndër to edhe shumë figura publike.
Reperi Gold AG ishte një prej tyre, i cili vendosi të publikojë një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqte disa pjesëtarë të FSK-së.
Në mbishkrimin e fotografisë, ai shkruan se ndjehet i lumtur për vendimin që u mor sot, teksa shpreh ndjenjat e tij patriotike.
“URIME KOSOVË. Me pushkë mbrojmë Kosovën e nderojmë Shqipërinë”, ka shkruar Gold AG në Instagram. /Telegrafi/