Site icon Telegrafi

Pas Kurtit, ambasadori amerikan takon edhe Mustafën, flasin për sfidat që e presin Kosovën

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është takuar me Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, me të cilin ka biseduar për procesin zgjedhor në zgjedhjet nacionale 2019.

Në takimin e sotëm Mustafa i ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimin e veçantë për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë SHBA-të Kosovës.

Sipas njoftimit të LDK-së, ambasadori Kosnett ishte i kënaqur me atë se sa mirë shkoi procesi zgjedhor, me daljen e lartë në votime, dhe për faktin se kishte aq shumë përqëndrim në çështjet për të cilat shqetësohen votuesit, përcjell Telegrafi.

Ai tha se pret një përqëndrim të ripërtërirë në përparim kundër korrupsionit, në ekonomi, dhe në dialog me Serbinë drejtë arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që do të sjellte stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në rajon,

Në takim me ambasadorin Kosnett ishin të pranishëm edhe nënkryetarët e LDK-së, Agim Veliu, Vjosa Osmani, Lutfi Haziri dhe anëtarja e Kryesisë, Vlora Dumoshi.

Lexo po ashtu Kurti takon ambasadorin Kosnett, i siguron se do të jetë kryeministër i të gjithëve

Para takimit me kryetarin e LDK-së, ambasadori amerikan ka takuar sot edhe kryetarin e Lëvijes Vetëvendosje, Abin Kurti, parti kjo që ka dalë e para në zgjedhjet e 6 tetorit, sipas rezultateve preliminare të votave të rregullta, pa u numëruar votat me kusht, ato me postë dhe të diaspores.

Kurti i cili është i nominuari për kryeministër të vendit, e ka siguruar ambasadorin Kosnett se do të jetë kryeministër për të gjithë qytetarët e Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version