Site icon Telegrafi

Pas kthimit në Kosovë, Prishtina njofton për huazimin e Dhurim Zhurit te Besa

(Foto: Facebook/FC Prishtina)

Dhurim Zhuri është huazuar nga Prishtina te skuadra e Besës. Lajmin e ka konfirmuar ekipi kryeqytetas.

“Sa i përket afatit kalimtar, në ditën e fundit të këtij afati, më 31 janar, sulmuesi Dhurim Zhuri është huazuar në Besë të Pejës”, shkruan në njoftimin e bardhekaltërve në Facebook.

Në ndërkohë skuadra e Prishtinës është kthyer në kryeqytet pas fazës përgatitore dyjavore në Turqi.

“Ekspedita e Prishtinës dje mbrëmë është rikthyer në kryeqendër pas 14 ditëve të fazës përgatitore në Turqi”.

“Kryetrajneri Ramadani i ka dhënë ekipit pushim dyditor, ndërsa i rikthehet seancave stërvitore të enjten. Gëzon fakti që gjatë qëndrimit në Antalya nuk ka futbollistë të lënduar dhe skuadra po gëzon formë optimale fizike”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version