Tifozë të shumtë kanë protestuar para Kryeministrisë së Shqipërisë kundër ekstradimit të Ballist Morinës në Serbi. Protesta u shoqërua me banderola edhe kore të ndryshme.
Pas Kryeministrisë, tifozët u nisën drejt Ambasadës kroate, pasi ishte shteti i Kroacisë ai që dha dritën e gjelbër për ekstradimin e Ismail Morinës në Serbi.
Pas protestës tek Ambasada e Kroacisë, tifozët kanë vazhduar marshimin e tyre drejt FSHF-së duke kërkuar që Federata të bëjë çmos që vendimi të anulohet, transmeton Panorama Sport.
“Nëse keni dinjitet dhe jeni shtet ktheni heroin në shtëpinë e vet”.
“Ekstradimi i Morinës, tradhti e shtetit ndaj popullit dhe veprës së tij” – kanë qenë disa prej mesazheve të protestuesve.