Site icon Telegrafi

Pas krizës me Loredanën, Mozzik kthehet në Kosovë

Mozzik dhe Loredana Zefi/Foto: Instagram

Tash e disa ditë në mediat rozë po përflitet vazhdimisht rreth një krize të mundshme mes Loredanës dhe Mozzik.

Çifti, të cilët janë të martuar dhe në lidhje prej vitesh, pothuajse që një javë nuk janë shfaqur së bashku në rrjetet sociale, madje reperi nuk ishte i pranishëm as në ditëlindjen e Lorit, e cila dje festoi 24 vjetorin e lindjes.

Reperi nga Ferizaj, i cili jeton pranë bashkëshortes në Zvicër, së fundmi është kthyer në Kosovë dhe kjo bëhet e ditur përmes postimeve që ka publikuar në rrjetin social, Instagram.

I njëjti ka treguar se në mëngjes vizitoi Malet e Sharrit, teksa shfaqet duke u argëtuar me shoqëri.

“Sot para lindjes së diellit në mëngjes vizitova Malet e Sharrit. Nëna natyrë të dua. Iu uroj ditë të mbarë”, ka shkruar ndër të tjerash Mozzik.

Lexo po ashtu Krizë në romancën mes Loredanës dhe Mozzikut

Nga ana tjetër, Loredana është duke punuar në projektin e ri muzikor, ku këtë herë ka bashkuar forcat me artistin gjerman, Mero dhe ky projekt pritet të lansohet me datën 6 shtator. /Telegrafi/

Exit mobile version