Telegrafi

Pas kritikave për skandalin e fotografisë, Nusret poston një video të vjetër me Messin

Kuzhinieri i njohur turk Nusret Gokce i njohur si “Salt Bae” ka vazhduar t’i vardiset sulmuesit argjentinas, Lionel Messi.

“Salt Bae” u bë cak i mediave pas finales së Argjentinës me Francës të dielën mbrëma në Katar.

Turku u pa pas ndeshjes teksa kap disa herë për dorë yllin argjentinas, Messi, për t’i kërkuar një fotografi.

Nusret e arriti qëllimin e fotografisë me kapitenin e Albiceleste, por gjesti i tij u cilësua si skandal nga shumë njerëz.

Përveçse si skandal, kuzhinieri i njohur turk u bë cak edhe i kritikave të shumta, të cilat e bën atë të reagoj.

Ai tashmë ka postuar në profilin e tij në Instagram një video të vjetër me Messin, i cili shihet teksa ha ushqim në njërin nga restorantet e tij.

“Kampioni”, ishte përshkrimi i videos nga “Salt Bae”. /Telegrafi/