Kim Kardashian ka shpërthyer në reagimin e saj të fundit publik.
Bukuroshja me origjinë nga Armenia ka vuajtur nga kritikat për një dështim të saj me “Photoshopin”.
Kim u detyrua që t’i mohojë kritikat pasi adhuruesit e këngëtares kuptuan se në prapavijë një veturë dukej e ngushtuar nga photoshopi që ishte përdorur që trupi i saj të duket sa më në formë.
Ylli televiziv që së fundmi priti në jetë fëmiun e tretë Chicago me bashkëshortin Kanye West ka goditur kritikët me një sqarim në faqen e saj zyrtare duke thënë se ishte një imazh i pasqyruar dhe jo përdorim i “photoshopit.
Për të shuar të gjitha spekulimet, Kim kësaj radhe për të dëshmuar linjat e saj ka drejtuar të pasmet kah kamera në një imazh super seksi.
Imazhi bardh e zi e shfaqë Kimin më seksi se kurrë në të brendshme të zeza, teksa të pasmet janë në plan të parë.
“Duke u bërë gati këtë mëngjes me buzëkuqin e ri nga linja e fundit me Marion”, u shpreh Kim.
Kim për skandalin e fundit e ka komentuar si vërtet qesharak për të dhe nuk kishte arsye që ajo të brengoset. /Telegrafi/