Adriana Lima ka reaguar në rrjetet sociale për t’iu përgjigjur kritikave të atyre që sugjeruan se i ishte nënshtruar ndryshimi të fytyrës me intervenime estetike.
Ish-modelja e Victoria’s Secret ka shpërndarë një fotografi pa makijazh për të hedhur poshtë pretendimet se kishte bërë një operacion estetik në fytyrë.
“Fytyra e një nëne të lodhur e një vajze adoleshente, dy para-adoleshentëve, një djali aktiv, një njëvjeçari që mëson të ecë dhe tre qenve… faleminderit për shqetësimin tuaj”, ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë.
Komenti erdhi pasi ajo u fotografua në tepihun e kuq para premierës së filmit “The Hunger Games: The Ballad of Songbirds & Snakes” në Los Angeles.
Bukuroshja me origjinë braziliane u shfaq me një fustan të shkurtë të zi me mëngë të gjata, me dizajne të kuqe, por fansat e përqendruan të gjithë vëmendjen në fytyrën e saj.
Shumë supozuan se Adriana kishte bërë ndonjë operacion kozmetik në fytyrë – tërheqje të fytyrës, ‘Fox eye’ ose diçka tjetër. Në rrjetet sociale njerëzit pyesnin veten se çfarë ndodhi me fytyrën e saj dhe disa shkruanin se nuk mund ta njihnin. /Telegrafi/