Presidenti i Cagliarit, Tommaso Giulini mbrojti tifozët e skuadrës që drejton pas akuzave për racizëm që kishin për qëllim Moise Kean.
Sulmuesi i Juventusit, i cili shënoi gol në fitoren e Juventusit me rezultat 2:0, ishte subjekt i abuzimit gjatë gjithë ndeshjes.
Por Giulini thotë se “Unë nuk dua që njerëzit të thonë të kenë të drejtë rreth kësaj sepse e kam dëgjuar këtë. Por, lojtarët e Juventusit më erdhën më pas dhe thanë se Kean gaboi me festimin e tepërt”.
“Nëse do të kishte sulme raciste, atëherë tifozët tanë bënë një gabim, por kjo ndodhi për shkak të kremtimit dhe do të kishte ndodhur edhe në qoftë se golashënuesi kishte ngjyrë tjetër të lëkurës”.
“Gjithçka që dëgjova ishte zhurmat dhe xhirimet, por nëse ka pasur disa fyerje raciste të izoluara, atëherë edhe janë të gabuara, por kjo nuk do të thotë të bije hije e keqe mbi gjithë klubin”, tha ai.
Ndryshe, ditë më parë edhe Danny Rose i kombëtares angleze ka qenë subjekt i thirrjeve raciste në ndeshjen kundër Malit të Zi. /Telegrafi/