Telegrafi

Pas kontratës dyvjeçare, Fabregas: Como ishte projekt më i mirë se MLS

(Foto: Twitter/Como1907)

Cesc Fabregas ka shpjeguar pse zgjodhi të kalonte te Como në Serie B para klubeve të MLS.

Mesfushori spanjoll ka luajtur për klube, si Barcelona, Arsenal, Chelsea e Monaco, ndërsa do të luajë te një skuadër e porsapromovuar në ligën e dytë italiane.

35-vjeçari është bindur nga ish-bashkëlojtari te Blutë, Dennis Wise, i cili aktualisht është shef ekzekutiv te Como. Për më shumë, Fabregas dhe agjenti i tij kanë blerë edhe aksione në klub.

“Erdha këtu të luaj në mënyrën më të mirë dhe të fitoj sa më shumë ndeshje që është e mundur. Ky është prioriteti im… Dua ta dërgoj Comon atje ky e meriton të jetë, në Serie A”.

Lexo po ashtu Cesc Fabregas arrin te Como

“Vendosa të vija këtu për shumë arsye. Doja një projekt që do të më jepte entuziazëm, nuk isha i interesuar për para. Wise ishte shumë bindës dhe shoh një të ardhme afatgjate për këtë klub. Mendoj se kjo është një nga sfidat më të rëndësishme në karrierën time”, ka thënë Fabregas në konferencën e prezantimit.

Spanjolli ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Como dhe konsideron se paraqet “një projekt më të mirë sesa ofertat nga MLS”. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Afati kalimtar veror 2022