Site icon Telegrafi

Pas konflikteve pajtohen Getinjo dhe Vivien – çifti nuk i ndal puthjet

Big Brother VIP Kosova ka marrë vëmendje të madhe dhe tashmë banorët po komentohen për secilin veprim.

Reperi Getinjo që në ditët e para krijojë një afërsi të madhe me banoren tjetër nga Shqipëri, Vivien dhe dyshja prej javësh po shijojnë një romancë.

Megjithatë dyshja nuk kanë kaluar pa u zënë dhe debatuar me njëri-tjetrin madje një e tillë ndodhin edhe së fundmi që u duk sikur fundi i kësaj marrëdhënie.

Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube

Mirëpo, mbrëmë (e enjte) teksa banorët po qëndronin në oborrin e shtëpisë duke shijuar muzikën dhe momente së bashku, ishin Getinjo dhe Vivien që lanë pas diskutimet.

Sikur të mos kishte ndodhur asgjë mes tyre, çifti nuk i ndalën puthjet dhe përqafimet e shumta.

Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube

Me duart rreth qafës së Getinjos, Vivien i ka dhuruar puthje të shumta reperit teksa kanë qëndruar për minutat të tërë në përqafim të njëri-tjetrit.

Ndërkohë, theksojmë që sonte (e premte) mbahet Prime i radhës dhe pritet eliminimi i njërit prej banorëve të nominuar. /Telegrafi/

Exit mobile version