Ashtu siç edhe bëri të ditur gjatë konferencës për media, të mbajtur të premten në Prishtinë, Loredana Zefi, nisi xhirimet e klipit të ri.
Ajo ishte prezente në shtetin e saj amtar për të rrëfyer në një konferencë të hapur për media versionin e saj të ngjarjes për të cilën po akuzohet nga një çift zviceran.
E njëjta është duke u përballur me akuzat se ka marrë shuma të mëdha parash nga çifti zviceran nën kanosje dhe kërcënim.
Duke i mohuar tërësisht këto akuza, Loredana ka thënë se arsyeja e vizitës së saj në Kosovë është krejt tjetër.
“Për fillim deshta të them që në Kosovë kam ardhur për të xhiruar klipin e ri, pas përfundimit të videoklipit do kthehem prapë në shtëpinë time në Zvicër më bashkëshortin dhe vajzën time, Hanën”, ka thënë rap-artistja gjatë konferencës.
Ndërkohë, pas konferencës, ajo duket se është larguar për në xhirimet, teksa këtë gjë e ka bërë të ditur përmes një postimi në InstaStory.
Ajo shfaqet së bashku me një ekip vajzash të veshura me uniformë ushtrie, ndërsa performojnë sipër një veture.
Për muzikën dhe tekstin kanë punuar vet Loredana me Mozzikun, gjersa dukjen në këtë klip, ajo ia ka besuar stilistes së njohur kosovare Blerina Kllokoqi-Rugova./ Telegrafi/