Site icon Telegrafi

Pas kërkesës së SHBA-së, Izraeli lejon dërgimin e karburantit në Gaza

Izraeli ka lejuar dërgimin e karburantit në Gaza për operacione humanitare, konfirmuan zyrtarët e mbrojtjes të vendit.

Është hera e parë që Izraeli ka lejuar karburant në enklavën e rrethuar palestineze që nga fillimi i sulmit, transmeton Telegrafi.

COGAT, organi i mbrojtjes i Izraelit përgjegjës për çështjet palestineze, njoftoi se do të lejojë që kamionët e OKB-së të furnizohen me karburant në vendkalimin kufitar Rafah në kufirin me Egjiptin.

Lexo po ashtu Pamjet e para të spitalit në Gazë brenda të cilit janë futur ushtarët izraelitë

Vendimi ishte në përgjigje të një kërkese të SHBA, por nuk dhanë detaje se kur do të dërgoheshin dërgesat. Ai tha se 24 mijë litra (6,340 gallon) karburant u lejuan në Gaza.

Furnizimet e karburantit u ndaluan të hynin në rajon pas sulmit të Hamasit, dhe Izraeli pretendoi se Hamasi do ta devijonte karburantin për përdorimin e tij ushtarak.

Por agjencitë humanitare kanë shtyrë për rifillimin e dërgesave. Një numër spitalesh janë detyruar të mbyllen për shkak të mungesës së karburantit, dhe operacionet humanitare janë në prag të kolapsit pasi furnizimet po mbarojnë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version