Telegrafi

Pas kërcënimit të prokurores Drita Hajdari, reagon Grabovci

Prokurorja e Prokurorisë Speciale, Drita Hajdari është kërcënuar të shtunën dhe ka paraqitur rastin në Polici.

Lidhur me këtë, përmes një shkrimi në Facebook, ka reaguar ish- shefi i deputetëve të PDK-së, Adem Grabovci.

Grabovci i ka quajtur të papranueshme këto kërcënime, derisa ka bërë thirrje që të zbulohen kërcënuesit.

Lexo po ashtu Prokurorja Drita Hajdari paraqet një rast kërcënimi, Policia nis hetimet 

“Është e papranueshme çdo formë e kërcënimit apo fyerje në drejtim të zyrtarëve të drejtësisë. I ftoj organet e relevante që raste të tilla të jenë prioritet dhe të zbulojnë akterët dhe t’i sjellin para drejtësisë”, ka shkruar Grabovci.

Prokurorja Hajdari kishte ngritur dhe përfaqësuar aktakuzën në rastin “Pronto”, përfshirë Adem Grabovcin, Besim Beqajn, Zenun Pajaziti e të tjerë.

Por, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 3 janar 2020, të gjithë të akuzuarit i ka shpallur të pafajshëm./Telegrafi/