Reperi i njohur Unikkatil po përgatiet që sonte (e enjte) të mbajë koncert për të gjithë fansat e tij në Gjilan.
Mirëpo prania e tij në këtë qytet ka zemëruar disa prej reperëve të Gjilanit, më konkretisht reperin Duda.
Ky i fundit kërcënoi publikisht por edhe me mesazhe private në drejtim të organizatorëve të këtij koncerti, duke i kërkuar anulimin e tij.
Si rrjedhojë, Policia e Kosovës ndërmori masa deri në arrestimin e DJ Wrondon, teksa i kërkuar për rastin në fjalë ishte edhe vet reperi Duda.
E pas gjithë këtyre kërcënimeve, më në fund ka pasur edhe një reagim nga label-i “TBA”, më saktësisht nga vëllai i Unikkatilit, Mentor Palokaj.
Ai ka publikuar në InstaStory profilin e Dudës në Instagram, i cili është i bllokuar në llogarinë e tij, teksa shkruan në përshkrimin e fotografisë se që prej vitit 2012 është në Kosovë dhe se nuk ka frikë nga askush.
“Oo ti djal prej 2012 jom ne Kosovë po qa …po thu demek kur sje knena po vina lej ato prralla mos bo stila neper internet se kurr kujt sja ka ni per ty”, ka shkruar vëllai i reperit.
Ndërkohë, Duda aktualisht ndodhet jashtë shtetit, teksa përmes rrjeteve sociale ka bërë thirrje për bojkotim të koncertit, në të kundërt shkruan se nuk do ta quante veten kurr si qytetar të Gjilanit. /Telegrafi/