Gisele Bundchen u kritikua rëndë muajin e kaluar pasi ajo keqpërdori mbulesën islame për t’u fshehur nga paparacët.
Supermodelja u pa teksa hynte në një klinike të kirurgjisë plastike, duke u munduar të fshihet, gjë që nuk ia arriti, transmeton Telegrafi.
Tani Bundchen është fotografuar për herë të parë që nga ku episod, duke dalë nga një jaht privat me fëmijët e saj.
Mendohet se ajo ka kryer heqjen e rrudhave në sy, njohur si “eye lift” si dhe ribërjen e gjoksit.
Ndryshimet në tiparet e fytyrës së 34-vjeçares ishin delikate, por të dukshme teksa ajo buzëqeshte duke ndihmuar fëmijët në pistë. /Telegrafi/