Dafina Zeqiri e ka publikuar një set fotografik, në të cilin ka ardhur në poza mjaft sensuale.
Këngëtarja ka pozuar me të brendshme duke vënë në plan të parë figurën trupore, por edhe tatuazhet.
Nuk mungojnë edhe pozat e Dafinës në shtrat, në të cilat duket mjaft tërheqëse.
Fotosesioni i publikuar në Instagram, ka ardhur pas këngës së re të saj të publikuar më videoklip.
Të dielën, Duffy’e e ka publikuar bashkëpunimin me Noizyn, ” A don Love?”.
Kënga është kompletuar edhe me video muzikore, në të cilën dy protagonistët shfaqen mjaft të afërt me njëri-tjetrin.
Për më pak se 24 orë nga publikimi, videoklipi është shikuar mbi 800 mijë herë në YouTube. /Telegrafi/