Telegrafi

Pas katër viteve të suksesshme, Krasniqi largohet nga Kedah

Liridon Krasniqi nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së famshme nga Malajzia, Kedah.

Pas përfundimit të kontratës, si duket palët nuk kanë arritur të gjejnë gjuhë të përbashkët për vazhdimin e saj.

Lexo po ashtu Në prani të 200 mijë tifozëve, futbollisti kosovar ngritë Kupën e shtetit me flamurin e Kosovës dhe atë kombëtar (Foto)

E largimin nga skuadra verdh e gjelbër e ka konfirmuar vetë lojtari nëpërmjet një postimi në Instagram.

Krasniqi dukej shumë i larguar nga skuadra ku bëri famë jashtëzakonisht të madhe jo vetëm në Malajzi.

“Faleminderit Kedah për gjithçka. Faleminderit Kedah që besuat te unë. Sot është një ditë e trishtë dhe po shkruaj me lot në sy, por u premtoj se kurrë nuk do t’ju harroj dhe shpresoj që të më falni nëse kam bërë ndonjë gjë të gabuar”.

Lexo po ashtu Gjesti i emocional nga Krasniqi, shënon gol dhe ngjitët në tribuna për t'i përqafuar prindërit (Foto/Video)

“Pas katër vitesh të mrekullueshme, ndoshta një ditë do të bashkohemi sërish. Tani është koha për të thënë mirupafshim. Nuk mund ta besoj. Ju dua të gjithëve, sidomos tifozët. 105 ndeshje, 38 gola dhe 52 asistime”, ka shkruar në profilin e tij Krasniqi.

Lexo po ashtu Liridon Krasniqi shpallet Futbollist i vitit në Malajzi

Me fanellën e Kedah, Krasniqi ka arritur të fitojë tri herë Kupën e shtetit të Malajzisë.

Vitin e kaluar Liridoni ishte shpallur edhe futbollisti më i mirë në Malajzi. /Telegrafi/