Site icon Telegrafi

Pas katër vitesh pauzë, Ekrem Gj. vjen me album të ri

Ekrem Gj. (Foto: YouTube)

Reperi Ekrem Gj. kthehet në skenë me albumin e shumëpritur pas katër vitesh pauzë.

Albumi “extape (vol. 2)” përmban 14 këngë dhe do të lansohet në të gjitha platformat online (si Spotify, iTunes, YouTube, etj.) më 4 shtator 2020.

Për realizimin e këtij albumi u kujdesën dy produksionet Infusa Music nga New York dhe Onset Music nga Prishtina në inçizimin e këngëve.

Ekrem Gj. (Foto: YouTube)

Shumica e instrumentaleve u punuan nga Sicksty9, producent i ri nga Shkupi, me kontribut të veçantë nga Nonejm, artist nga Prishtina.

Po ashtu, në këtë projekt morrën pjesë artistë të ndryshëm në bashkëpunim si Nonejm, Dibo, dhe Dren.

Coveri i albumit u dizajnua nga Valdrin Tahiri. Kënga e parë si single i albumit në publikim e sipër është me titullin “Look B”.

Më poshtë mund të gjeni të bashkangjitur videon promocionale të albumit “extape (vol. 2)”:

/Telegrafi/

Exit mobile version