Këngëtari Sabri Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij Nera janë ndër çiftet më të dashur për publikun.
Ata janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin, por ndodh që për shkak të angazhimeve të shumta, dyshja të gjenden edhe larg njëri-tjetrit herë pas here.
Nera për katër muaj me radhë ka qenë jashtë vendit te familjarët e saj, ndërsa gjatë gjithë kësaj kohe i ka rënë të qëndrojë larg burrit të saj.
Së fundmi, ata janë bërë sërish bashkë, dhe këtë e kanë bërë të ditur përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social Instagram.
Nera është ajo e cila ka publikuar fillimisht një imazh të çiftit ku shfaqen duke bërë blerje, ndërsa shkruante në mbishkrimin e fotografisë: “Pas katër muajve bashkë”.
Më pas, ajo ka publikuar një portret të sajin dhe të Sabriun, teksa imazhin e këtij të fundit e ka shoqëruar me mbishkrimin “Me jetën time”.
Duket se çifti Fejzullahu tani do t’i shijojnë së bashku ditët, aq shumë të munguara për aq kohë sa ishin larg. /Telegrafi/