Valon Berisha ka vazhduar me suksese të mëdha në kampionatin austriak.
Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës ishte titullar si gjithmonë për skuadrën e tij Red Bull Salzburg.
Salzburg zhvilloi ndeshjen finale të Kupës së Austrisë përballë Rapidit të Vjenës.
Skuadra bardh e kuq arriti të triumfoi në fund me rezultat të ngushtë 2-1 duke marrë Kupën e Austrisë.
Kësisoj Berisha pas triumfit në kampionat arriti ta fitojë edhe Kupën e Austrisë me skuadrën e tij.
24-vjeçari luajti gjatë gjithë ndeshjes në këtë finale derisa u vlerësua lartë për paraqitjen e tij.
Ai këtë edicion ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar 12 asistime në të gjitha garat për Salzburgun. /Telegrafi/