Site icon Telegrafi

Pas Julia Robertsit, aktori shqiptar tani luan krahas Megan Fox

Befasitë e karrierës së shqiptarit Marko Caka në kinematografinë amerikane nuk mbarojnë.

Pasi u bë pjesë e kastit të aktorëve të filmit “Money Monster” të regjisores Jodie Foster, ku luajti përkrah aktores së njohur Julia Roberts, tashmë është pjesë e një tjetër prodhimi hollivudian.

Caka është pjesë e xhirimeve të filmit të titulluar “Teenage Mutant Ninja Turtles 2”, i cili po prodhohet si një version i dytë duke marrë shkas nga prodhimi i versionit të parë që doli në vitet e nëntëdhjeta.

Filmi do të transmetohet në kinematë botërore qershorin e vitit të ardhshëm, transmeton Shekulli.

Në këtë film, aktori shqiptar luan përkrah aktores bukuroshe Megan Fox.

“Filmi është aksion, aventurë dhe komedi me metrazh të gjatë, si dhe vlen të themi se i ka kushtuar produksionit hollivudian ‘Paramount’ një buxhet prej 191 milionë dollarësh. Unë jam në rolin e një banori periferik të Grand Central (Grand Central Commuter) pranë aktores Megan Fox, e cila luan rolin e April O’Neilit, të një vajze kolegji, të dashuruar dhe që i pëlqejnë aventurat.

“Ajo (Megan) është me të vërtetë një profesioniste që di të koordinojë talentin e saj me bukurinë”, ka treguar Marko për gazetën Shekulli. /Telegrafi/

Exit mobile version