Telegrafi

Pas “jelek verdhëve”, në Francë paralajmërohen protesta nga “xhaketat blu”

Riot police officers stand in position during clashes with demonstrators during a protest of Yellow vests (Gilets jaunes) against rising oil prices and living costs on the Champs Elysees in Paris, on December 1, 2018. (Photo by Alain JOCARD / AFP)

Pas jelekëve të verdhë, tani është radha e xhaketave blu për të treguar zemërimin e tyre ndaj presidentit francez, Emmanuel Macron.

Dy sindikata të policisë franceze u kanë bërë thirrje oficerëve të policisë në vend që të protestojnë për kushte më të mira pune dhe paga më të larta.

Policia në Francë ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur për lodhjen dhe zhgënjimin për vite me radhë, duke theksuar se protesta e “jelek verdhëve” për javë të tëra dhe shpesh të dhunshme, i ka përkeqësuar kushtet e tyre.

Ata tashmë kanë paralajmëruar qeverinë se janë në pikë të pakthyeshme dhe se të mërkurën do të fillojnë lëvizjen e tyre të protestës.

Aleanca e Policisë bën thirrje për një “ditë të zezë për policinë” në Francë më 19 dhjetor, duke i kërkuar policëve të fikin mjetet e tyre.

Në Twitter dhe Facebook, bashkimi u ka bërë thirrje oficerëve të bashkohen me të ashtuquajturin “aktin 1” të protestave të policisë, duke përdorur emrin e demonstratave të jelek verdhëve, përcjell oranews.tv.

Aleanca ka shprehur kundërshtimin e saj ndaj buxhetit të ardhshëm që thotë se do të përkeqësojë kushtet për forcat policore.

Të martën qeveria franceze tha se do të paguante një bonus të njëhershëm prej 300 € për të gjithë ata oficerë që shërbyen në demonstratat e javëve të fundit.

Nuk dihet nëse kjo masë do të jetë e mjaftueshme për të qetësuar policinë.