Aurela Hoxha po qëndron këto ditë në qytetin e Kanës, ku po mbahet festivali i filmit.
Bukuroshja shqiptare ka pasur rastin që atje ta takojë modelen me famë botërore, Irina Shayk.
Por, sot Hoxha ka arritur të pozojë edhe pranë super-modeles me famë botërore Bella Hadid, transmeton Telegrafi.
Aurela shihet tejet joshëse në një fustan të bardhë si vello ndërsa modelja palestineze me një fustan pothuajse transparent.
Ndryshe, përkrah bukurosheve janë edhe kreatorët e modës, vëllezërit Dean dhe Dan Caten Dsquared. /Telegrafi/