Telegrafi

Pas interesimit të Interit, Conte: Kam edhe dy vjet kontratë të vlefshme me Chelsean

Inter po këmbëngul që në sezonën e ardhshme për trajner ta ketë Antonio Conten.

Ky i fundit ka folur rreth kësaj teme tërthorazi duke thënë se ka kontratë valide me skuadrën e Chelseat edhe për dy vjet të tjera.

“Është e rëndësishme ta përsërisë se kam kontratë edhe dy vite me Chelsean, dhe si për mua ashtu edhe për lojtarët, është e rëndësishme të përfundojmë sezonin duke arritur objektivat tona”, ka deklaruar Conte.

Italiani ditë më parë është shpallur kampion me Chelsean ndërsa Inter ka shkarkuar Stefano Piolin dhe është në kërkim të një trajneri të ri. /Telegrafi/