Ylli i Lazios, Joaquin Correa e ka pranuar se një transferim në Ligën Premier është tërheqës për të.
Correa është lidhur me Liverpoolin këtë javë dhe një transferim në kampionatit anglez është shumë i mundshëm për sulmuesin.
Është vet Correa, i cili ka deklaruar së fundmi se tërhiqet nga Liga Premier.
“Do të doja të luaja në Ligën Premier”, ka thënë fillimisht Correa.
“Tani për tani, unë jam duke u përqendruar te Lazio, por gjithashtu kënaqem me ligën angleze”.
“Do të dëshiroja të përmirësoja gjuhën angleze dhe do ta bëj atë”, përfundoi sulmuesi i Lazios.
25-vjeçari nënshkroi një kontratë të re me klubin italian vetëm në tetor dhe vlen deri në qershor të vitit 2024. /Telegrafi/